Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi vidhte aksesorë të ndryshëm të automjeteve . Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë 42-vjeçari Aleksandër Qarri, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Qarri ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit që më datë 27 tetor 2015.
 
Burimet nga uniformat blu thonë se 42-vjeçari është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Navigatori” në rrugën “Bilal Golemi” në Tiranë, ku është kapur duke vjedhur në dy garazhe një navigator si dhe pasqyrat e 5 automjeteve të tjera tip Mercedes-Benc.
 
Policia thotë se në ngarkim të të arrestuarit, janë dokumentuar 17 vjedhje.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)