Tirana 2012, si do
ndahen 7 mld lekët

Tirana  2012, si do<br />ndahen 7 mld lekët
TIRANE- Buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2012-ë është parashikuar të jetë rreth 7 miliardë lekë, në fakt 7% më i ulët se parashikimi i 2011-ës, që ishte 7.4 miliardë lekë.

Në projektbuxhetin e vitit 2012-ë, i cili u është shpërndarë tashmë edhe këshilltarëve, të cilët do ta votojnë në mbledhjen e datës 28 dhjetor, janë detajuar të gjithë zërat mes të cilëve do të ndahen 7 miliardë lekët. Kështu, pjesa e luanit këtë vit do të shkojë për mjedisin dhe rikualifikimet urbane, për të cilin është dhënë 2.3 miliardë lekë, ose 32 % e buxhetit. Peshën më të madhe e zë pastrimi, kjo edhe për shkak se një pjesë e faturave të 2011-ës, janë të papaguara.

Më pas vijnë rrugët dhe transporti publik, zë për të cilin është vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë, ose 16 % e buxhetit, ndërsa për arsimin parauniversitar dhe edukimin janë parashikuar 1.1 miliardë lekë, ose 16 % të totalit. Por premtimet për ndërtimin e shtatë shkollave të reja, nuk do të kalojnë pa kundërshti të forta. Kjo pasi dy shkolla të mesme, janë parashikuar të ndërtohen në vend të dy shkollave 9-vjeçare dhe konkretisht, asaj "Servete Maçi" dhe "Hasan Tahsini", për të cilat vetëm pak muaj më parë pati protesta të mëdha nga prindërit, pas një vendimi të dalë nga drejtoria arsimore, për mbylljen e tyre dhe kthimin në ambiente për shkollat e mesme.

Pas protestave të forta, ministria e Arsimit u tërhoq duke thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim destinacioni për këto dy institucione, por me sa duket, kjo vetëm për pak kohë.
SHPENZIMET
Shpenzimet kapitale për vitin 2012 arrijnë në total në vlerën e 2.332 miliardë lekëve ose 33 % të buxhetit të 2012. Investimet në vazhdim do të marrin një fond prej 1.149 miliardë lekë, ndërsa për investimet e reja është lënë një fond prej 1.182 miliardë lekësh. Ndërkohë që në këtë fond janë parashikuar edhe këstet e kredive që ka bashkia e Tiranës, që në total kapin një vlerë prej 570 milionë lekë, ku janë futur edhe këstet e papaguara gjatë dy viteve të kaluara.
Shpenzimet korrente në bashkinë e Tiranës parashikohen në shumën e 4.717 miliradë lekëve, nga ku 1.494 miliardë lekë, dhe shpenzimet operative janë në nivelin e 2.258 miliardë lekëve. Ajo që vihet re është fakti nuk është parashikuar asgjë për stehimin. Kështu, sipas tabelës përkatëse për strehimin dhe planifikimin e territorit është lënë një fond prej 98 mijë lekësh, të llogaritura këto për shpenzime personeli.

Rritje të investimeve do të pësojë edhe ndriçimi për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë. Transferta për familjet në nevojë dhe nxënësit e shkëlqeyr do të jetë 125 milionë lekë, ose 1 % më shumë se një vit më parë.
FONDI
Të ardhurat nga tarifat dhe taksat vendore do të sigurojnë rreth 6.1 miliardë lekë, dhe të ardhurat nga transferat e pakushtëzuar 892 milionë lekë. Më konkretisht, të ardhurat tatimore në vitin 2012 parashikohen 4.6 miliardë lekë ku përfshihet taksa mbi pasurinë, taksa e biznesit të vogël, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit dhe taksa e tabelës për qëllime reklamuese. Ndërkohë që klubit “Tirana” i janë dhënë 80 milionë lekë.

Të ardhurat nga tarifat e shërbimit do jenë rreth 1.3 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës parashikon që të vjelë një sasi të konsiderueshme të ardhurash edhe nga zhbllokimi i lejeve të ndërtimit, pasi parashikohet të ketë një kërkesë të madhe pas përfundimit të planit rregullues. Kështu për vitin 2012, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit parashikohet të jetë 1.3 miliardë lekë, nga të cilat 350 milionë lekë do të jenë të ardhura nga lejet e ndërtimit, ndërsa 475 milionë lekë do të jenë të ardhura nga procesi i legalizimeve të objekteve pa leje në territorin e Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?