"Tirana Art Fest",fituesit në këngë
kërcim, aktrim dhe kostumografi

kërcim, aktrim dhe kostumografi">
Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i “Tirana Arta Fest”.
 
E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.
 
Çmimi i parë në këngë shkoi për Rea Nuhun, artisti i ri më i mirë u shpall Bertila Bruka, ndërsa grupi më i mirë në këngë u shpall ai i gjimnazit “Qemal Stafa”.
 
Ndërsa, grupi më i mirë në kërcim u shpall ai i gjimnazit “Ismail Qemali” dhe në Hip Hop gjimnazi “Partizani”.
 
Një risi për këtë edicion ishte edhe pjesëmarrja e shkollave dhe gjimnazeve të zonave rurale, ku për herë të parë grupi më i mirë Folk u shpall ai i shkollës “Ibrahim Hasmema”, Petrelë, ndërsa grupi më i mirë i djemve ai i shkollës “Sadik Stavileci”, Kashar.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të “Tirana Art Fest” dhe theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e talentuar.
 
“Pas disa vitesh ndërprerje, rikthimi i “Tirana Art Fest” vjet dhe sivjet tregon që, kur një qytet do të bëjë gjëra të mira e të bukura, kur një qytet do që t’u japë një shans të rinjve, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ju, pavarësisht sa çmime morët apo sa certifikata do të çoni në shtëpi. Besoj se të rinjtë e Tiranës janë të rinjtë më idealistë, më të talentuar dhe më fantastikë që ka nxjerrë Shqipëria”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë nxënësit e shkollave dhe gjimnazeve të ish-komunave, të cilët iu bashkuan për herë të parë kësaj nisme.

“Transformimi i Tiranës në një qytet të madh, që ka përfshirë të 24 njësitë, nuk është mirë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha siç po provohet sot, edhe për investime në kulturë. Kur kaq shumë shkolla që deri dje konsideroheshin të periferisë se ishin në Kashar, në Mullet, në Krrabë, në Zall-Herr, sot kanë të njëjtin shans, kanë të njëjtën skenë, kanë të njëjtët trajnerë dhe të njëjtën mundësi për të qenë të suksesshëm edhe për t’ia dalë, edhe në Tiranën tonë të madhe”, tha kryetari Veliaj.
 
Fituesit
Në këngë 
Çmimi i parë - Rea Nuhu
 
Çmimi i dytë - Kejtlin Sejdarasi
 
Çmimi i tretë - Elisa Kumrija
 
Artisti i ri më i mirë - Bertila Bruka
 
Stil dhe origjinalitet - Ambra Jaçaj
 
Grupi më i mirë – Gjimnazi “Qemal Stafa”
 
Në kërcim 
Grupi më i mirë- Street Creë – Gjimnazi “Ismail Qemali”
 
Grupi më i mirë Hip Hop - Grace Creë – Gjimnazi “Partizani”
 
Grupi më i mirë Folk- Shkolla “Ibrahim Hasmema”, Petrelë
 
Grupi më i mirë i Djemve – Shkolla “Sadik Stavaleci”, Kashar
 
Grupi më i mirë i Vajzave - Color Creë, Gjimnazi “A.Z Cajupi”
 
Kërcimi më i mirë solo - Joana Janushi, Kolegji “Don Bosko”
 
Dueti më i mirë - Bedri Llagami, Vaqarr
 
Grupi i ri më i mirë- The Freks – Gjimnazi “Myslym Keta”
 
Kostumografia më e mirë- Gang BMK – Gjimnazi “Sinan Tafaj”
 
Fabula Koreografike – Fusion – Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv