Tirana barazon në Shkodër, plagoset presidenti i kryeqytetasve

TIRANË- Tirana merr një barazim në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi", ndërsa ndeshja u shoqërua dhe me incidente, ku mbeti i lënduar Presidenti i Tiranës, Refik Halili.
Loja nisi ngadalë me dy skuadrat, që studiuan njëra-tjetrën. Më tej ishte Tirana që bëri lojën, ndërsa shkodranët gjetën golin përmes Shtubinës në minutën e 18'. Pjesa e parë përfundoi në barazim, ndërsa 24-herë kampionët e Shqipërisë humbën raste të shumta. Pjesa e dytë ishte dhe fillimi i përplasjes së tifozervie. Shkak u bë gjyqtari i takimit, i cili nuk akorodi një 11-të metërsht të pastër për Tiranën, duke nisur kështu himni i ofendimeve mes tifozerive, ccka degjeneroi edhe në dhunë, ku Presidenti i Tiranës, në tentativë për të qetësuar Tifozët e "miq" o godit nga tifozët e Vllaznisë duke pësuar një çarje, në kokë. Gjyqtari ndalojë lojën, ndërsa mjekët bardhë e blu i dhanë ndihmën e parë presidentit Halili. Vecc tij të plagosur mbetën dhe katër tifozë bardhë e blu, të cilët u shoqëruan në spitalin e qytetit verior. Në diskutme e sipër ishte vetë Presidenti Halili që pas kurimit të shpejti i dha ok-in fillimit të lojës e cila vijoi të shoqërohej nën muzikën e ofendimeve të tifozëve. Tirana vijoi sërisht të ishte në gjysmë fushën e shkodrane, duke shënuar dhe një gol, i cili do të anullohej për pozicion jashtë loje, edhe nga përsëritjet e shumta televizive, goli dukej i rregullt. Kur loja po i drejtohej fundit, Tirana gjenë forcën dhe u heq buzqëshjen kuq e bluve të shkodrës, të cilët gjunjëzohen përpara euforisë së kapitenit Ervin Bulku. Pas kësaj gjyqtari vendos të mbyllë ndeshjen dhe njëkohësisht nga krahu tjetër çelet një sfidë tjetër, ajo e përleshjeve mes tifozerive, e cila u shtri jo vetëm brenda katërkëndëshit të gjelbërt, por edhe jashtë stadiumit "Loro Boriçi:". Policia e Shkodrës bënë të ditur se janë realizuar disa shoqërime, ndërsa ende nuk bëhen me dije emrat e të ndaluarve./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)