Tirana e ka në objektivat e janarit, Kristal Abazaj largohet nga Superliga turke

Tirana e ka në objektivat e janarit, Kristal Abazaj largohet nga Superliga turke

Kristal Abazaj (djathtas)

Kristal Abazaj është largimi i parë i Istanbulspor në Superligën turke. Sulmuesi 26-vjeçar nuk e ka mbyllur deri në fund kontratën, duke ndarë rrugët me skuadrën e elitës së Turqisë. Me kontratën që skadonte në verën e 2023, Abazaj tanimë është lojtar i lirë. Tirana në Superligën shqiptare ka shprehur prej kohësh interes për të, teksa nuk është çudi që tropojani të bashkohet me kampionët në fuqi të Shqipërisë në afatin kalimtar të janarit. Abazaj u bashkua me Istanbulspor në shtatorin e 2020, duke fituar edhe vendin e titullarit në ekipin turk. Tanimë në Superligë, Abazaj duket se ka gjetur tjetër opsion për të ardhmen.

"Faleminderit Kristal Abazaj. Kemi ndarë rrugët me Kristal Abazaj, futbollistin tonë profesionist që iu bashkua klubit tonë në sezonin 2020-2021. Falenderojmë Kristal Abazaj për përpjekjet e tij me klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierë", njofton Istanbulspor.

I dalë nga moshat e Dinamos dhe Partizanit, Abazaj u bë i njohur në Superligë me Luftëtarin dhe më pas nga Skënderbeu kaloi e Anderlecht në Belgjikë. Aventura belge nuk shkoi mirë për sulmuesin, që i huazuar luajti me Osijek dhe Kukësin para te të firmoste në Turqi. Abazaj ka luajtur dy ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa u grumbullua edhe së fundmi nga trajneri Reja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari