Drilon Hazrollaj është tashmë pjesë e klubit të Tiranës. 22-vjeçari nga Kosova i bashkohet ekipit si i huazuar nga klubi rumun FC Rapid 1923 për një shumë rreth 900 mijë euro. Sipas marrëveshjes, kartoni i sulmuesit mund të blihet përfundimisht në fund të sezonit.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale ku prezantohet për tifozët, Hazrollaj s’e fsheh emocionin teksa shprehet se kjo ka qenë një zgjedhje e lehtë.

“Tirana është klub i madh, me histori dhe mentalitet fitues. Synimi im është të jap kontributin maksimal dhe të fitojmë trofetë që ky klub meriton”, thotë ai.

Premtimi i tij është dedikimi deri në pikën e fundit ndaj fanellës dhe dhurimi i një loje dinjitoze.

“Për këtë fanellë do të jap gjithmonë 100%. Dua që tifozët të shohin në çdo ndeshje përkushtimin dhe dëshirën time për të fituar”, shprehet Hazrollaj.

Në Rumani, futbollisti ka pasur probleme me dëmtimet dhe ka grumbulluar rreth 300 minuta në fushën e blertë në 14 ndeshje.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?