Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.
Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana do të ketë një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.
Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve për ngritjen e këtij memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit në Parkun e Liqenit, i cili do të shërbejë si një hapësirë mendimi, kujtimi dhe reflektimi.
Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.
Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare që i morrën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të "Besës" së shqiptarit.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 868
Lajme të tjera
-
Sofja refuzon kërkesën e Shkupit për kërkim-falje për deportimin e hebrenjve
13 Mars, 20:14
-
80 vite nga holokausti/ Maqedonia kujton vendimin më të errët të historisë, dëboi mbi 7000 hebrenj dhe askush s'u kthye i gjallë
12 Mars, 09:26
-
'Biri i Fotografit', një libër për Holokaustin dhe mikpritjen shqiptare
22 Shkurt, 22:50
-
'Israeli House' i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!
29 Janar, 07:16
-
Speciale/ Shpëtimi i hebrenjve, leksioni që Shqipëria i dha botës! Historiani Muhaj: Rrezikuan veten për të mos i dorëzuar te gjermanët
28 Janar, 08:17
-
Përkujtimi i Holokaustit dhe shkolla me emrin e një shqiptari në Berlin
28 Janar, 08:08
-
Report Tv sjell historinë e familjes dibrane që shpëtoi 7 hebrenj: I maskonim me kostume popullore që t’iu shpëtonin gjermanëve
27 Janar, 19:26
-
VIDEO/ Një i mbijetuar 95-vjeçar rijeton Aushvicin nëpërmjet realitetin virtual, reagimi është zemërthyes: Më bëri të ndihem shumë keq!
27 Janar, 15:01
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Ditë historike, popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë
27 Janar, 14:46
-
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
27 Janar, 12:24
-
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Olta Xhaçka: Shqipëria u bë streha e hebrenjve, dhamë shembull në botë
27 Janar, 11:13
-
Historia drithëruese e Holokaustit përmes 16 objekteve (FOTO)
27 Janar, 11:13