TIRANE - “Ai që përdor biçikletën dhe autobusin do të shkojë më shpejt në destinacion se sa ata që do të përdorin makinën”. Kështu u shpreh kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimeve të punimeve që po zhvillohen në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës.

Veliaj tha se rrugët e kryeqytetit do të kenë një standard të ri me korsi të veçanta për biçikleta dhe autobusa, ndërsa shtoi se gjithmonë do t'i jepet përparësi transportit publik.

Më vjen mirë që, për herë të parë, në rrugën kryesore të  hyrjes së qytetit, Bashkia e Tiranës sjell një standard të ri. Do të kemi një korsi të kushtuar për biçikletat dhe sinjalistikën e nevojshme. Do të shpërblejmë njerëzit që përdorin biçikletat ose transportin publik, do të kemi një korsi rreth 4 metra kushtuar autobusëve.” tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës njofton se projekti për përmirësimin e transportit publik dhe për biçikletat nuk ka përfunduar pasi do të shtrihet në të gjithë qytetin.

Bashkia njofton se rruga e re “Dritan Hoxha” do të ketë trotuare të veshura me pllaka, 3 kilometra korsi biçikletash në të dyja drejtimet e rrugës, korsi autobusi të dedikuar me gjerësi 4 metra, projekt ndriçimi rrugor, sistemim të stacioneve të linjave urbane pranë kalimeve të këmbësorëve dhe ulje të trotuareve për personat me aftësi të kufizuar.
 
dritan hoxha korsi

dritan hoxha korsi

dritan hoxha korsi

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)