Bashkia e Tiranës pritet që të vërë në dispozicion të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve një tjetër vend parkim, i cili pritet që të ketë 1 mijë vende.
Faktin e ka bërë të ditur kryebashkiaku, Erion Veliaj i cili tha se ky parkim do të jetë nëntokësor, në zonën tek Parku Rinia që pritet t'i japë frymëmarrje trafikut të rënduar që është në këtë zonë.
Me buxhetin e ri të bashkisë për vitin 2016, Veliaj ka thënë se do rifillohet projekti i parkut.
“Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe çështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve", - tha Veliaj.
Vendet e parkimit në Tiranë mbeten një nga problemet më të mëdha të qytetarëve rezidentë apo jo. Vetëm pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës inauguroi parkingun tek zona e stadiumit “Qemal Stafa”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com