Tirana përmbys Egnatian, dopieta e Abazaj afron bardheblutë te titulli kampion

Tirana përmbys Egnatian, dopieta e Abazaj afron bardheblutë te titulli kampion

Tirana fitoi 2-1 me Egnatian në “Elbasan Arena” për javën e 29-të në Superligën e futbollit. Dueli ka qenë i luftuar dhe me raste të shumta, teksa kampionët në fuqi të vendit përmbysën ndeshjen me Kristal Abazaj dhe shkëputen në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Dueli u hap në minutën e 22 nga Egnatia. Një kundërsulm “vrasës” bëri që Kasa të dërgonte sferën pas krahëve të Bekaj. Në të 37 minutë, Abazaj barazoi ndeshjen dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ka qenë po me ritëm, teksa ka qenë minuta e 57 kur Abazaj do shënonte dopietë për fitoren e bardhebluve. Fundi i ndeshjes ka qenë me vuajtje për Tiranën, teksa në fund dalin me tri pikë nga Elbasani. Pas javës së 29, Egnatia qëndron në vendin e tretë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë