Regi Lushkja pritet të prezantohet nesër nga Tirana dhe të rikthehet në Superligë. Kampionët e Shqipërisë në fuqi kanë parakaluar Partizanin dhe kanë bindur kavajasin që të firmosë me bardheblutë. Oversport njofton se nesër Lushkja do dalë në stërvitje dhe do jetë nën urdhërat e Orges Shehit.
26-vjeçari shkëlqeu te Laçi dhe në janarin e 2022 u bashkua me Sheriff Tiraspol në Moldavi, aty ku kaloi një sezon. Vetëm sot moldavët zyrtarizuan largimin e Lushkjas që është lojtar i lirë në treg.
Tanimë Tirana bashkon në Superligë Deliun dhe Lushkjan, dyshen fantastike të sezoneve më parë te Laçi. Mesfusha bardheblu duket e "blinduar" tanimë, me kampionët e vendit që kërkojnë të mbajnë trofeun.