/ATSH-E.Xhajanka/- Sipërmarrësit e huaj e shohin vendin tonë avangardë e qendër kryesore për të shtrirë bizneset e tyre dhe më pas për t'i zgjeruar ato në të gjithë Ballkanin.

Përfaqësues të huaj, të kompanive të mëdha në sektorë të ndryshëm të ekonomisë , pjesëmarrëse në edicioni e 21 të panairit ndërkombëtar, që është çelur në Tiranë, shprehen se kanë interes për të bërë tregti në vendin tonë dhe për të investuar.

Sipas tyre, kryeqyteti është pika e parë e kontaktit pasi ofron pozitë të mirë gjeografike, mundësi më të mëdha për kontrata dhe shanse të larta që investimet të jenë më të suksesshme. Ndërsa në panair janë të pranishëm një numër i madh kompanish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës si Gjermania, Italia, Hungaria, Kina, Serbia, etj. Një pjesë e kompanive të huaja tashmë operojnë prej vitesh në tregun shqiptar dhe vlerësojnë një klimë të mirë të të bërit biznes si dhe forcën punëtore me kosto të lirë.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të mbetet nismëtar i promovimit të sipërmarrësve të huaj në Shqipëri.

Tirana Business Park ( TBP ) një ndër projektet më të mëdha për sa i përket investimeve direkte të huaja, e udhëhequr nga Grupi Lindner i Gjermanisë, prezantohet në këtë Panair, si një vepër elitare e ekonomisë së vendit, përballë sipërmarrësve dhe biznesmenëve të huaj të pranishëm në këtë Panair.
Drejtues të këtij projekti prezantuan në ambientet e stendës ku është vendosur maketi i këtij objekti madhështor, përpara një audience ekspertësh, specialistësh, dhe medias, risitë e zhvillimit dhe prespektivën e punimeve që po zhvillohen aty. Erida Hysenllari menaxhere e kompanisë u shpreh se, ky park po  ndërtohet në Komunën e Prezës , pranë Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza " . Projekti synon të krijojë një park të biznesit dhe një qendër ekonomike të standardeve evropiane , për t'i dhënë kësaj zone një potencial real të zhvillimit ekonomik
dhe social.

Projekti do të ketë një sipërfaqe prej 220.000 m2 në të cilën do të ndërtohen 17 godina, që do të arrijnë vlerën prej 100,000,000 euro dhe do të krijojnë 9,000 vende pune . Një investim i trefishtë: përvojë, ekspertizë, përsosmëri. Objektet e integruar rekreative zonat e parkimit , kafenetë, restorante, parqe dhe shëtitore si dhe qëndra mjekësore, palestër dhe një shërbim i plotë në biznes do t'ju ofrohen.

Cilësi të lartë, përkushtim dhe siguri në drejtim të stabilitetit financiar në të gjitha aspektet është ky mesazhi që përsjellë projekti Tirana Business Park, lajmotiv i cili i shkon për shtat atmosferës së biznesit elitar që ka mbushur edhe ambjentet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, pjesëmarrës në Panairin e Klikut.
Duke përshkruar habitatin ku po zhvillohet ky projekt, përfaqësues të kompanisë tregojnë se, bashkimi unik i një mjedisi të biznesit modern dhe të natyrës së zonës rekreative do ta bëjnë biznesin më produktiv. Ky projekt garantonnjë menaxhim profesional të pasurive të patundshme, me fokus, fleksibilitet dhe komoditet maksimal.

Tirana Business Park është një "shtet i ri" në artin e të bërit biznes. Kompania gjermane Lindner është pioniere për parqet më të mira evropiane të biznesit me një koncept të gjelbër. Tirana Business Park do të ndryshojë mënyrën e biznesit.

Një vend i ri, për punën tuaj: Një qytet jashtë qytetit . Ky është një koncept i vërtetë - , urbanizmi i arkitekturës, peisazhit, trafikut. Tirana Business Park Sh.p.k. dhe Lindner Group i kanë dhënë jetë këtij projekti për të gjithë ata individë që duan të bëjnë biznes larg zhurmave dhe trafikut të Tiranës,dhe pritet të përfundojë në vitin 2022