Tirana Training Center me profesionistë nga Hollywood, ministri Gonxhja: Duam të ngremë arsimin profesional në art dhe kinematografi! Do trajnohen 400 studentë

1738062190_gomnxhja.JPG

Ministri Blendi Gonxhja foli për Tirana Training Center në prezantimin e hapjes së kësaj qendre tek ish-Kinostudio, me mbështetjen e profesionistëve nga Hollywood.

Qendra do shërbejë si mundësi arsimi profeisonal në art dhe kinematografi tha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo do të hedhi bazat e një tërësie eventesh në Shqipëri që do zhvillojnë zonat dhe ekonominë.

'Jemi së bashku në mbështetje të një prej projekteve më ambicioze për të ardhmen  kinematografisë. Për ne SHBA kanë shumë arsye për tu admiruar. Edhe ajo botë ku përfshihen krijimtaria që prodhon bota e Hollyuod. Tirana Training Center do shndërrohet në katalizatorin e një revolucioni epokal për industrinë kreative në Shqipëri. Sot përpjekjet harmonizohem me nevojat e tregut. Hapja e një qendre trajnuese me stemat e HBO, Paramount, në hapësirën e ngritur prej bekimit të Stalinit, është skenar i denjë për një film, se si një boshllëk kthehet në oazin e krijimtarisë. Duam të ngremë degën e arsimit profesional në fushën e artit dhe kinematografisë.

Krijojmë një instrument që do lidh tregun me profesionistët, për projekt të përbashkëta rajonale. Kushdo që ka pasion mund të luajë një rol në krijimin e projekteve të qëndrueshme. E vendos Shqipërinë në qendrën e hartës mesdhetare të krijimtarisë. Do mund të trajnohen 400 studentë, nga fëmijët tek të rriturit. Me hapjen e qendrës hedhim baza për një tërësi eventesh, nga festivalet e filmit, deri tek fan tour. Industritë kreative gjenerojnë 5% të PBB në BE. 8 mln vende pune. Kemi bindjen se i kemi të gjitha shanset duke trokitur në dyert e Hollyuod. Do mbështesim këtë industri të së ardhmes, që duhet të orientohet drejt fitimit, inovacionit.'


Lajmi kryesor:

Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë