Një rregullore me 17 pika që ka si qëllim disiplinimin e ecjes në rrugë me patinë elektrike, ka nisur zbatimin nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Kryeqytetit. Prej ditësh rregullorja po u prezantohet drejtuesve të ketyre mjeteve, të cilat kohët e fundit kanë patur një shtim në numër të përdoruesve ndërkohë që drejtimi i tyre nga mosha të ndryshme dhe mos respektimi i rregullave i ka bërë shpesh burim aksidenti.
Përcaktohet se drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë ndërsa kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor.
Sipas rregullores mjetet duhet të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale. Ndërsa drejtuesit e tyre duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse. Rregullorja përcakton se gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.
Sa i takon sanksioneve ne rregullore eshtë parashikuar se cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë
Rregullat
- Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.
- Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë
- Kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.
- Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale
- Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Evropian (Marka CE)
- Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.
- Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.
- Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.
- Mjetet me pedal të ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues
- Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona. 10.Në mjetet e përmendura më sipër nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.
- Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.
- Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.
- Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
- Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
- Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.
- Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
- Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.
Sanksionet
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë
shume bukur dhe mire, me rrgulla....po kembesoreve kur do i vihen gjoba kur kalojne ne korsi bicikletash? kur do rregullohen korsite qe jane aq te larta sa thyesh ne mes ose rrezohesh?
PërgjigjuFranca eshte vendi i pare qe po i heq nga qarkullimi prandaj .erni shemball sepse keto mjete jane shum te rezikeshme si per kembesoret ashto dhe per drejtusit te makinave.
PërgjigjuPo me ne me bicikleta ca kane mor, po te kishim leke nuk merrnim bicikleta, nga halli e kemi. Po ikim nga shkoza ne ndroq per pune me biciklete
PërgjigjuNuk po ta heq njeri biçikleten ty! Thjesht po vendosin rregulla me te forta per scooterat me bateri se jane kthyer ne problem ne gjithe boten
Ça rregullorje thoni! Rregullorja është! Ato mjete duhen hequr nga qarkullimi sa nuk është vonë!!! Merrni shembull Parisin që i ndaloi! Apo mendoni she shqiptarët jane me të kujdesshëm në trafik se parizienët?.?
Përgjigju