Federata norvegjeze e futbollit ka deklaruar se do t'i drejtohet UEFA-s për të zhvilluar hetime lidhur me ndeshjen e kthimit Alesund-Tirana, e vlefshme për turin e dytë para-eleminatorë të Europa League. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-0 për ekipin e Alseundit duke ngjalluar mjaft dyshime, pasi mund të ishte e trukuar.

Pas ndeshjes bardheblutë e drejtuar nga trajneri spanjoll Hulian Rubio kanë mohuar gjithcka në lidhje me lëshimet e mundshme. Dyshimet për lëshimin e ndeshjes me qëllim, filluan në momentin që në kompaninë sportive të llotarive, “Norsk Tipping”, rezultati final i ndeshjes 5-0 ishte më pak i mundëshmi, por në fakt kishte më shumë baste për këtë rezultat. Tashmë pritet që të reagojë organi më i lartë i futbollit europian për të filluar hetimet.


(d.b/shqiptarja.com)