Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur

Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur

Foto ilustruese

Tiranë- Një 15 vjeçar ka denoncuar në polici se është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar brenda në ambientet e një shkolle private në kryeqytet, në rrugën "Filip Shiroka"

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 shtator.

15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës, informoi sot policia.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, 15- vjeçari së bashku me prindërit e ka denoncuar në polici.

Ndaj të miturit është nisur hetim në gjendje të lirë për akuzën 'Plagosja e lehtë me dashje'.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka", 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament