Tiranë, 2 aksidente te kthesa e
Rinasit dhe e Kamzës, 4 të plagosu

Tiranë, 2 aksidente te kthesa e<br />Rinasit dhe e Kamzës, 4 të plagosu
TIRANE- Dy aksidente të rënda automobilistike kanë ndodhur brenda pak minutash, tek Kthesa e Rinasit dhe një tjetër në aksin rrugor Fushë-Krujë - Tiranë. Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur Kthesa e Rinasit dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë të moshës nën 15 vjeç.
 
Ndërsa, në një hark kohor prej pesë minutash një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Tapizë, në aksin rrugor Fushë-Krujë - Tiranë. Një makinë, me targa KR 7695 A, është përplasur me një mur rreth orës 20:15 minuta. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur çifti i fejuar i cili udhëtonte në makinë. Drejtuesi i mjetit, Amarildo Rexhepi, 20 vjeç, pësoi nplagosje të lehtë, ndërsa e fejuara e tij, e cila ndodhet në gjendje më të rëndë është dërguar menjëherë tek Trauma në Spitalin Ushtarak.
aksident kamez 1
(Foto: Aksidenti i ndodhur në Kamëz, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
 
Menjëherë në dy vendet ku janë shënuar aksidentet kanë mbërritur autoambulancat dhe forcat e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidenteve.
 
Drejtuesi i mjetit që u aksidentua në Tapizë, në aksin rrugor Fushë-Krujë - Tiranë humbi kontrollin e mjetit, dhe si pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus