TIRANE - Kryeqyteti është zgjuar këtë të shtunë nën kërcënimin e 400 gramëve tritol të vendosur në verandën e një restoranti në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Fatmirësisht nuk është aktivizuar mekanizmi shpërthyes, ndërsa policia ka nisur hetimet për një kërcënim ndaj pronarit të këtij restoranti me iniciale Sh.O.
...
Në orët e para të mëngjesit sapo stafi ka shkuar të hapë lokalin kanë pikasur në verandë mekanizmin e tritolit dhe disa sende të dyshimta. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë e cila ka bërë rrethimin e perimetrit të sigurisë dhe me anë të forcave të xhenios dhe njësisë anti-eksploziv ka çaktivizuar tritolin.
Nga hetimet ka rezultuar se mekanizmi shpërthyes ka qenë aktiv, por ende nuk dihet nëse personi që e ka vendosur është larguar pasi mund të jetë diktuar para aktivizimit apo e ka lënë pa shpërthyer vetëm për t’i dërguar një mesazh kërcënimi pronarit të restorantit.
Për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje dhe pronari i këtij biznesi ku ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person. Kjo dëshmi nuk ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorin e që vendosi 400 gram eksploziv, ndërsa si pistë hetimi është dhe ajo e kërcënimit për të larguar biznesin nga kjo zonë ku po ndërtohen komplekse pallatesh.
Numri i të shoqëruarve ka arritur në 6 persona ku po ashtu janë sekuestruar dhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fokusuar një person të mbuluar me kapuç në kokë që vendos tritolin në verandë dhe largohet.
Redaskia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com