TIRANË-Arrestohet një 55-vjeçar me banim në Tiranë, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. 
 
Fitim L, u arrestua sot ndërsa pas kontrollit në banesë iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 18 fishekë, të cilën e mbante pa leje. 
 
Kallëzimi ndaj 55-vjeçarit i cili e dhunonte sistematikisht është bërë nga shtetasja Z.L pranë Komisariatit të Policisë Nr 3.

pistoleta

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com