TIRANË- Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë rreth orës 22:10 minuta.

Përplasja ka ndodhur pranë Spitalit të Fëmijëve në kryeqytet. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë shpejtësia e një mjeti tip “Humer”.

Sipas informacioneve të para  4 persona u plagosën.

Mësohet se një grua që ka qenë në njërën prej makinave është dëmtuar rëndë dhe rrezikon të humbasë njërën këmbë.

Ajo është Lindita Demuça e cila është dërguar për në Spitalin e Traumës.

aksident tek pediatria me logo 
(Në foto: Makinat e përplasura tek spitali i fëmijëve. Foto: A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

Një prej të plagosurve të tjerë është edhe Arnold Hida, i cili është edhe drejtuesi i mjetit “Humer” që sipas policisë deri më tani është edhe shkaktari i këtij aksidenti.

Të plagosur të tjerë janë edhe 3 persona, që janë dërguar në urgjencën e QSUT-së.

Siç mësohet, në aksident janë përfshirë një makinë “Humer”, një furgon “Benz-Sprinter”, dhë një “Benz-Mercedez 190” dhe dy makina të tjera që janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se, është bllokuar edhe Rruga “Kongresi i Manastirit”, që shkon për në zonën e Kinostudios.

aksident pediatria me logo
(Në foto: Makinat e përplasura tek spitali i fëmijëve. Foto: A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

Redaksia online
(esh/a.ç/shqiptarja.com)