Tiranë, 8 mijë gjoba për parkim dysh javën e kaluar! Policia rrugore ndëshkon shkelësit, 1700 shoferë në ditë

TIRANE- Policia rrugore e Tiranës ka vendosur 11.889 masa administrative drejtuesve të makinave brenda një jave.

Në bilancin që policia bën të ditur bëhet e ditur se janë vendosur, mesatarisht 1,698 gjoba në ditë për gjatë javës që lamë pas 19.05.2024 - 25.05.2024. Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, që pasojnë ata për shpejtësi mbi normën e lejuar dhe mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Me ardhjen e sezonit turistik janë forcuar dhe masat e kontrolleve për të parandaluar aksidentetet rrugore

 Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

Janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 1 për lëvije pa leje drejtimi dhe 4 për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Masat administrative:

11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.

63 masa për xhama të zinj.

608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8089 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

55 raste për tejkalim shpejtësie.
13 raste të ndryshme 

12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë 

Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë