TIRANË - Në mbrëmjen e sotme orës 21:45, makina e policisë ka përplasur një 56-vjeçar në momentin kur po kalonte rrugën në zonën e Kamzës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Bulevardi Blu", në Kamëz, ku mjeti i policisë me targë MB 343, me drejtues oficerin e Policise S.H., ka përplasur shtetasin R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertet e  qarkullimit rrugor dhe oficerët e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com