TIRANË - Çfarë ndodh me produkte ushqimore në një furgon që i trasporton? Kur furgoni është përfshirë në një aksidenti rrugorë dhe produktet përfundojnë mbi asfalt mbi vajin e derdhur nga automjetet pas aksidentit dhe pluhurit të rrugës!
 
Këto pamje janë xhiruar ditën e shtunë më 15 mars në autostradën Tiranë -Durrës pas një aksidenti tragjik në të cilin u përfshi një autoveturë dhe një furgon i kompanisë së Sallameve Hako.
 
Në pamje duken qartë dhe produktet ushqimore të shpërndara nëpër asfalt. Por ajo ç’ka ndodh pas aksidentit është në kufijtë e një skandali, pasi siç shihni nga pamjet produktet e shpërndara nëpër rrugë pas aksidentit mblidhen nga punonjësit e kompanisë Hako dhe rifuten sërish në një tjetër furgon që afrohet për të marrë mallin.

punonjesit e hako
(Në foto: Punonjësit e kompanis Hako duke mbledhur sallamin pas aksidentimit të furgonit)
 
Produktet e shpërndara në rrugë, janë sallam, dhe qofte të konfeksionuara të cilat qëndrojnë në rrugë për mbi 30 minuta deri sa mbaron dhe ekspertiza nga policia rrugore për shkaqet e aksidentit.
 
A1Report ka kontaktuar dhe me kompaninë Hako për të mësuar se ç’farë është bërë me këto produkte, nëse janë asgjësuar apo rihedhur në treg por përgjigja ka qenë “telefoni më vonë!”
 
Siç duket nga pamjet janë disa punëtorë të kompanisë Hako të cilët afrohen me arkat e kuqe dhe me shpejtësi mbledhin pakot me qoftet e konfeksionuara dhe Sallamin. Në fakt ta pranishëm në vendin e aksidentit janë dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë për detyrë pastrimin e rrugës, ç’ka lë një dyshim se përse për ti hequr nga rruga produktet përfshihen punonjësit e kompanisë hako dhe jo zjarrfikësit.
 
Fati i produkteve nëse janë rihedhur sërish në treg apo jo nuk dihet, por ajo ç’ka duket qartë nga pamjet është se mënyra se si trajtohen produktet ushqimore është jashtë ç’do kushti të higjienës si dhe garancisë për produkte të sigurta!

sallani ne rruge
(Në foto: Sallami i shpërndarë në asfalt pas akidentimit të furgonit që i transpotonte)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)