TIRANE - Ka rezultuar fals një alarm për bombë pranë xhamisë së Et'hem Beut në qendër të Tiranës. Policia u njoftua për një çantë të dyshimtë të braktisur pranë xhamisë, ndërsa për të shmangur çdo rrezik të mundshëm blutë e kryeqytetit evakuuan të gjithë të pranishmit në zonë dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
Nga kontrolli që ekspertët xhenierë i bënë çantës rezultoi se brenda saj kishte sende personale. Çanta ngjyrë blu ishte harruar në trotuar nga një djalë pranë një stacioni autobusi, i cili është rikthyer për ta marrë.
Alarmi u dha në orën 9;40 minuta, në rrugën 28 nëntori, në një kohë që në një nga sallat e Hotel Tiranës, zhvillohej një takim mbi sigurinë dhe kundër terrorizmit mes ministrit të brendshëm, kreut të Policisë, drejtues të tjerë të organeve të sigurisë si dhe ambasadorëve të disa vendeve të BE-së dhe atij amerikan Donald Lu.
Nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të Tiranës është ngritur alarmi për bombë pasi qytetarë të ndryshëm kanë harruar çantat në rrugë.
Megjithatë, këtë radhë dyshimet për shpërthim bombe ishin edhe më të forta duke marrë parasysh faktin që Parisi u trondit të premten nga sulme të njëpasnjëshme terroriste, dhe ndodh të abuzohet që feja islame të vendoset në një linjë me terrorin, çka lindte dyshimet për "hakmarrje" ndaj myslimanëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO