'Vendoret'/ Kim takime me Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën, shmang Berishën: Duam zgjedhje me kandidatë të pastër! Iu kujtova rekomandimet e ODIHR-it

TIRANË- Në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë takime me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Ambasadorja e SHBA thotë se i garantuan që do të verifikojnë figurën e kandidatëve që do të garojnë për kryetarë Bashkie që të jenë të pastër dhe të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe i kujtoi vëzhgimet dhe rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

“Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.

Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë”, janë rekomandimet që kujtoi Kim.

Fillimisht shkoi në selinë rozë ku u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili tha se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend si dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral.

Pas takimit me Gjiknurin, diplomatja amerikane zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në kryesinë e Kuvendit. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj e ka cilësuar si te frytshëm dhe miqësor takimin me ambasadoren e SHBA-së. Sipas Alibeajt në takim u fol për temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend si dhe për zgjedhjet vendore të 14 majit. Po ashtu është diskutuar edhe për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.

‘Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.’- shkroi Alibeaj.

Pas takimit me Alibeajn, diplomatja amerikane u takua me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Ambasadorja Kim qëndroi për 40 minuta në selinë e Partisë së Lirisë, ndërsa Ilir Meta ishte kujdesur që të përgatiste edhe lule që do ia dhuronte në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet. Kujtojmë se dy Partitë Demokratike, ajo e Enkelejd Alibeajt dhe Rithemelimi i Sali Berishës kanë bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo pasi të dyja palët pretendojnë se mbajnë vulën e partisë. 

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Takimet me drejtuesit e 3 forcave politike, Yuri Kim: I kujtova rekomandimet e ODIHR-it! Diskutuam për zgjedhje të ndershme e transparente

1678289897_3349423396819476536155473306684284093598162n.jpg

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për takimet e Yuri Kim me drejtuesit e 3 forcave politike në vend.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë:

• Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.

• Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.

• Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

• Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë.

Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t'u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkroi ambasada amerikane në Tiranë.

Ora 15:13
Yuri Kim 40 minuta takim me Ilir Metën, në fokus zgjedhjet e 14 majit! PL: Qeveria ka rrëmbyer parlamentin! Po përdoret buxheti i shtetit për shitblerje vote

1678285934_WhatsAppImage20230308at3.25.47PM.jpeg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim qëndroi për 40 minuta në zyrën e Ilir Metës në selinë e Partisë së Lirisë. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit, ku Partia e Lirisë ka rol kyç për grupimin e Rithemelimit. Mësohet se në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë.

"Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin.

Meta theksoi gjithashtu shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit", njofton Partia e Lirisë.

 Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.

Gjithashtu ai vuri në dukje se korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve.

Meta konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t'i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta shprehu falenderimin e veçantë për mbështetjen e pakursyer që institutet amerikane IRI dhe NDI kanë ofruar vazhdimisht për rritjen e kapaciteteve të liderëve të rinj dhe grave të Partisë së Lirisë.

 

Ora 14:24
Kim mbërrin në selinë e Partisë së Lirisë, takim me Ilir Metën

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Kim ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë.

Ora 13:51
Takimi me Kim, Alibeaj: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe për rekomandimet e ODIHR

Kryetari i Komanduar i Partisw Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

‘Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.’- shkruan Alibeaj.

Ora 12:48
Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Zgjedhjet e 14 Majit dhe situata politike në vend ishin në fokus të diskutimit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim. Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se zgjedhjet e 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, thekson Gjiknuri.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 09/03/2023 08:01

    Mara,emigrante ne Itali akuzon te tjeret per analfabete dhe nuk shikon komentin e saj plot gabime ! Megjithese me duket qe gabimet qe bejne patronazhistet qe jane emigrante ne (Shqiperi)Itali nuk quhen sepse e kalojne klasen.

    Përgjigju
  • GOLI: 08/03/2023 20:47

    KETE QENUSHE KANIBALE DUHET HEQUR QAFE....

    Përgjigju
  • Kimetja: 08/03/2023 19:57

    Ambasades Amerikaner duhet Vene flaka me gjith kimeten Brenda Amerika eshte shtet terrorist

    Përgjigju
  • Loran shehu: 08/03/2023 19:00

    Ambasadorja nuk tremb me as laraskat poy Alibeu pse bo sikur ka cliru lapraken

    Përgjigju
  • Bariu i Tropojës: 08/03/2023 18:50

    Ambasadorja Kim po bën sërish “gabim amerikan”! Ajo po takohet me “mbretin e korrupsionit” në vend dhe, duke shmangur Berishën që është shumë më pak i korruptuar! Ajo duhet t'i thyejë kokën "gjarpërit të korrupsionit" jo bishtin!

    Përgjigju
  • veri: 08/03/2023 18:09

    po moj kimete po..do zgjedhje te pastra ti me hajdute,,,si gjiknuri,,meta.....a jane te pastra zgjedhjet me ilir meten...edhe amerika me te tille perfaqsues po na zhgenjen...

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 08/03/2023 16:04

    Like Floriri-Spiuni i tha Ambasadores Ato që kishte shpifur gjithmon.Por nuk tha gjë çi tha Ambasadorja.Ajo nuk shkon atje për të dëgjuar dëmglat e Likes. Fakti që Like fut në poturret e tij të PL foltoristët e Saliut non grata,kuptohet se DASH nuk e njeh Sb për kryetar komune e jo më të PD. Like nuk duhet të bashkohet me Sb ndryshe do shpallet non grata si i korruptuar i madh si Saliu.

    Përgjigju
  • neza: 08/03/2023 11:40

    Pse nuk takohet me Ramen, din kush gje? Edhe NATO ftoj Begajn, jo Ramen.

    Përgjigju
    • @ Arberor Fisqiri: 08/03/2023 22:06

      O krimb halesh.

    • Arbëri: 08/03/2023 14:45

      Në takimet e mëparshme të NATO-s Edvin Rusi tërë kohen ishte në detyrë duke spiunuar me celularin e tij, e keni parë të gjithë kur futen i pa ftuar në biseda herë tek njeri e herë tek tjetri në samite. Të gjithë perendimorët e kan kuptuar se ky tradhtar është agjent i Putinit dhe i Vucicit fashist…!

    • Daman: 08/03/2023 13:15

      Ky plera sla me banda vlore pa perkrahur ky bastard gjiknur plera

    • Mara emigrante ne Itali: 08/03/2023 12:31

      Neza po te sqaroj:kike se pari Rama eshte ne Gjermani ,dhe per keto ka takuar Gjiknurin sa per Maton ,tani kemi nje presodent te denje ,presidenti eshte komandanti i forcave te armatosura ,prandaj mos u cudit ,puete kimin pse ka zgjedhur keye dite po ta mbajti bytha .o analfabet .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë