Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)

Tiranë-Një 37 vjeçar dhe babai i tij ranë në prangat e policisë së Tiranës pasi në banesë iu gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Renaldo Zajmi 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Bajram Zajmi, 65 vjeç, (babai i shtetasit Renaldo Zajmi), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  të dy banues në Tiranë”, informoi sot policia.

Sipas njoftimit të bluve, fillimisht efektivët ndaluan, Renaldo Zajmin për një kontroll automjeti në rrugën “Niko Avramo”, ku gjetën një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Ndërkohë babai i tij në momentin që ka parë policinë ti afrohen banesës tentoi të hedh lëndën narkotike në lavaman, teksa hodhi nga ballkoni armën e zjarrit, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Policia, lëndën narkotike ata e fshihnin në një çokollatë në formë veze.

Operacioni u kodua “Midnight”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’

Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’