Dyshohet se ka përdhunuar një 28-vjeçare rreth dy ditë më parë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Sipas policisë së Shteti, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Lena”, e cila lidh rrugën “Myslym Shyri” me rrugën e Kavajës në kryeqytet. 

Sipas policisë, Armand Prapa dyshohet se pasi ka ndjekur një 28-vjeçare, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e lëvizjeve në rrugë ka përdhënuar atë.

Duket se 19-vjeçari Prapa, kishte kohë që e ruante 28-vjecaren për të realizuar aktin e tij pervers.  Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje më këtë ngjarje të rëndë.
 
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)