U rikthye për t'u siguruar që ndezi fitilin, del video si vepron autori para shpërthimit të tritolit pranë 'Petro Ninit'

TIRANË- Arrestohet personi i dyshuar për vendosjen e tritolit ditën e djeshme tek lokali afër  gjimnazit "Petro Nini" në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”në pronësi të Arben Kocollarit. I arrestuari është Franci Alimi 28 vjeç, me banim në Tiranë. Ai është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Dëmet ishin mjaft të mëdha, mund të kishte ndodhur tragjedi, ka edhe te lënduar, dëme të mëdha në banesat në pallatin ku është lokali.

Autori duke vendosur tritolin lokalit

Autori shikon fitilin 

 

1591978072_PETRO.jpg
Lokali i demtuar

Sipas burimeve nga policia vënia e tritolit është porositur nga dikush tjetër. Sipas policisë, materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 12/06/2020 19:51

    Bravo Policia !! Qytetaru

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës