TIRANË - Është arrestuar sot në Tiranë, i dyshuari kryesor si vrasës i biznesmenit 51-vjeçar Agron Imeraj nga Fieri. Ai quhet Ildi Hoxha dhe është 21 vjeç.
Arrestimi i tij ndodhi në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali.
Ildi Hoxha ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Fierit, pasi ishte shok i ngushtë me Eno Veshin, babanë e të cilit, Koli Veshin -inxhinjer nafte, dyshohet se e kanë vrarë djemtë e Agron Imerajt.
Hoxha pritet që të transportohet në Fier dhe të merret në pyetje për vrasjen.
Agron Imeraj ishte pronar i një linje dyqanesh hidrosanitare në Fier dhe u u ekzekutua gjatë një atentati mafioz më 16 maj. Që në fillim u dyshua se vrasja ndodhi për hakmarrje, pasi djemtë e tij kishin tentuar të vrisnin Eno Veshin dhe gabimisht kanë vrarë të atin e tij. Kjo hakmarrje ndërmjet të rinjve të të dy familjeve, që ka marrë gabimisht jetët e baballarëve, ka kaluar nër procese gjyqësore që nuk kanë nxjerrë fajtorë.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

13 plumba për hakmarrje mbi biznesmenin e pllakave