TIRANË - Arrestohen në flagrancë 4 shtetas në Tiranë, pasi u identifikuan nga policia duke zhvilluar aktivitetin e paligjshmë të basteve sportive online në zonë të ndryshme të kryeqytetit.
Policia ushtroi kontrolle në kuadër të operacionit 'Bad Spin 3' në disa subjekte ku luheshin baste sportive dhe bëri të mundur arrestin në flagrancë të 4 personave: E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u sekuestruan celularët e këtyre personave në cilësinë e provës materiale. Teksa materialet i kaluan prokurorisë.
'Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', njofton policia.