TIRANE-Projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në lulishten që ndodhet pranë policisë bashkiake në rrugën e Kavajës nuk është pritur mirë nga banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar pasditen e sotme.
Ata janë tubuar pranë ambienteve të parkut në shenje proteste kundër ndërtimit të kompleksit nga nje grup biznesmenesh.
Firma që po ndërton kompleksin e pallateve është ‘Arlis’ sh.p.k me pronar Armand Lilon, ndërsa leja është dhënë në datë 21 Shkurt 2017.
Banorët shprehen se kjo lulishte duhet te mbetet e tillë dhe bashkia nuk duhet te kishte dhëne leje për ndërtimin e një pallati.
Ata kanë shembur murin rrethues, ndersa shprehen se protesta do te vijoje dhe do te pershkallezohet ne ditet ne vijim.
[gallery]22883[/gallery]
Pronari i firmës Armand Lilo i hetuar për dhunë
Pronari i firmës ‘Arlis’ që do të ndërtojë kompleksin e pallateve në lulishte te rruga e Kavajës është Armand Lilo.
Ai është një person i njohur, pasi në 26 maj të 2013 së bashku me një tjetër person kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta Adriatik Bellon 57 vjeç, i cili është pronar i truallit, ku biznesmeni ka ndërtuar pallat.
Leja per ndërtimin e kompleksit të pallateve është dhënë në datë 21 Shkurt 2017.
Burime nga bashkia: Projekti në kohën kur ishte kryetar Basha
Burime pranë bashkisë bëjnë me dije për Report Tv se projekti për ndërtimin e pallatit në lulishten pranë Policisë Bashkiake është që në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie.
Pasardhësi i tij në bashki, Erion Veliaj e ka gjetur fakt të kryer planin e miratuar dhe sipas burimeve pranë bashkisë u ka vënë kusht ndërtuesve të lënë sa më shumë hapësira të gjelbërta në këtë projekt.
Banorët: Do i drejtohemi gjykatës
“Bashkia nuk duhet të lejojë punimet, nuk duhet të ishte dhënë leje për këtë projekt. Do të vazhdojmë protestën për të mos lejuar ndërtimin e kompleksit të pallateve.
Nesër do i drejtohemi Gjykatës Administrative për të kërkuar pezullimin e punimeve dhe anulimin e lejes për ndërtimin e pallateve” shprehet banorët për mediat.
Policia ka ndërhyrë për të shmangur tensionet, por nuk ka pasur përplasje me firmën e ndërtimit, pasi është rrethuar vetëm trualli dhe ndërtimi ende nuk ka filluar.
Banorët e zonës por edhe aktivistë kundërshtojnë projektin duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit.
Banorët: U shkulën pemët, Rama po na bën gropën
Një tjetër banor shprehet për Report Tv se pemët janë shkulur para zgjedhjeve nga bashkia e Tiranës, ndërsa akuzojnë Ramën se me lejen për projektin po u bën gropën.
Ata thonë se toka ka qenë e italianëve dhe është pronë e shtetit, u bë lulishte dhe nuk kishte përse të shitej.
“Rama tha na jepni timonin, edhe ne i dhamë votën, tani na mbyll tamam sikur jemi në Spaç. Të gjithë ne që kishim këtë lulishte tani nuk kemi më.
Para zgjedhjeve punonjësit e bashkisë na thanë po shkulim pemën se janë të vjetra. Për miting këtu erdhi vetëm LSI, ndërsa PS jo.
U jam një nga ata që i kam dhënë votën kryeministrit, por ditën e parë i dhamë votën, ditën e dytë po na bën gropën.
I bëj thirrje edhe Veliajt, që të vijë të na sqarojë si popull. Kjo më parë ka qenë tokë e italianëve dhe është pronë e shtetit, u bë lulishte dhe nuk kishte përse të shitej. Pse nuk e bëri ndërtimin firma para zgjedhjeve, por e nisi tani pas zgjedhjeve” shprehet një tjetër banor.
[gallery]22882[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO