Trendi i ri i vjedhjeve në Tiranë, janë biçikletat. Mesatarisht vidhen rreth biçikleta në ditë. Pavarësisht se shpesh përdoruesit e biçikletave i ruajnë ato me kavo të ndryshme. Grabitësit e kanë shumë të thjeshtë ti shkëpusin këto kavo dhe më pas të grabisin biçikletën.
 
Shpesh vjedhja e biçikletave bëhet në momentin që qytetarët i mbajnë ato nëpër garazhe ose të lidhura pas pemës apo hekurave. Pavarësisht këtyre masave të sigurisë, grabitësit e biçikletave përdorin një sharrë për hekur, ose e këpusin bllokuesin me forcë.
 
Në disa video që janë publikuar nga Policia, dallohet momenti kur grabitësit e biçikletave i marrin ato nga rruga dhe largohen me shpejtësi.
 
Përdorimi në mas i biçikletave, sidomos në Tiranë, ka bërë që të kthehet në trend vjedhja e tyre. Po përse vidhen shpesh biçikletat?
 
Biçikletat kanë një vlerë të konsiderueshme në treg. Ato që vidhen, shiten nga 5 deri në 10 mijë lekë të reja në treg të zi. Policia e Tiranës thotë se biçikletat e vjedhura çohen shpesh në pika grumbullimi menjëherë dhe shiten. Ka biçikleta që në treg kapin edhe vlera më shumë se 50 mijë lekë të reja.

Pikërisht çmimi i lartë ka bërë që grabitësit të vjedhin biçikletat në rrugë, por edhe në banesa.

Policia thekson se është shumë e vështirë të zbardhen rastet e vjedhjes së biçikletave, nëse nuk ka kamera sigurie, për të identifikuar autorin.
 
Edhe rastet e fundit të denoncuara në Polici, tregojnë se ka të rinj që shkojnë nëpër garazhet e banesave për të vjedhur biçikletat.
 
Policia thotë se në 10 raste të vjedhjes së biçikletave, 3 tyre arrin të zbardhen në kohë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com