TIRANË- SPAK lëshoi masa sigurie ndaj 8 personave në kuadër të një hetimi mbi disa tenderë të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilët i akuzon për vepra penale të kryera si grup i strukturuar kriminal.

Me urdhër të dy prokurorëve të SPAK, drejtuesit në largim, Altin Dumani dhe Bledar Maksutit, vulosur edhe nga gjyqtarja Fjorela Davishi, u caktua masë arresti në burg për 2 biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Asnjëri prej të dyve nuk u arrit të arrestohet nga policia e cila kreu disa kontrolle përfshirë në banesat e tyre, siç është kjo vilë në rezidencën “Kodra e Diellit” e Ermal Beqirajt. Nuk dihet nëse biznesmenët janë në Shqipëri apo e kanë lënë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, të dyshuarit, kanë përcaktuar kritere jo sipas ligjit për të favorizuar në tender, disa kompani, kundrejt të tjerave.

Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj dyshohet se kanë marrë peng përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tenderë, që të heqin dorë nga ankimet për procedurat e tenderimit, “duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”, - sqaron SPAK. Sipas burimeve, kompanitë e favorizuara ishin të lidhura me biznesmenin në kërkim Ermal Beqiraj.

Agasi dhe Beqiraj akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, u mor edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj. Ai akuzohet nga SPAK për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, dhe  grup i strukturuar kriminal.

Masë arresti në shtëpi u caktua edhe për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Hava Delibashi.

Ndalim jashtë vendit, u kërkua edhe për 3 administratorë të disa kompanive të cilët siç SPAK thotë “kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione ndaj kompanive që s’ishin pjesë e procesit të tenderimit”. Administratorët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta akuzohen për pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë marrë në pyetje 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

MASAT E SIGURISË TË LËSHUARA NGA SPAK
Arrest në burg
Ergys Agasi
Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi
Mirilda Karçanaj
Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit
Andis Papa
Gëzim Hoxha
Rogers Rryta

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
SPAK masa sigurie për abuzimet me tenderët te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai, i njoftuan vetë

Kreu demokrat sali berisha e cilësoi fals operacionin e sotëm të prokurorisë së posaçme për akshi-n, në një kohë kur sipas tij, dy nga personat kryesorë në këtë dosje, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në arrati prej disa javësh.

“Ergys Agasi, unë që nuk kam asnjë lloj them informacioni të veçantë, përveç atij të qytetarëve, ka të paktën tre javë që është arratisur. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin. Janë tek çunat e Dubait. Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani. Një nga këta të tre. Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr. Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij”, tha Berisha.

Ora 13:00
Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, SPAK: U ekzekutuan 6 masa sigurie, 2 biznesmenët ende në kërkim

SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për operacionin për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, ku zbardh akuzat dhe informon se janë ekzekutuar 6 nga 8 masat e sigurisë të lëshuara me vendim të GJKKO-së. Në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)  kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/12/2025 14:41

    Shtet i kabur nga korrupsoni Rrac e keqe

    Përgjigju
  • Umberto Grande: 16/12/2025 13:31

    Minjte e LSI qe kane mbetur akoma ne administrate.

    Përgjigju
  • 3D: 16/12/2025 12:36

    Ka prova konkrete nga prokurorët apo ka vetëm dyshime dhe krijojnë spektakle nëse dikush arrestohet si i dyshuar dhe del i pastër në vend të tij duhet burgosur prokurori

    Përgjigju
  • fatma: 16/12/2025 11:46

    po me biznesin spaku cfare ka ? apo me tregu qe eshte shtet prokuroresh ? turp ti vije

    Përgjigju
  • Guri: 16/12/2025 11:06

    Duhet ndryshuar ligji per korrupsionin! Kush I shkakton buxhetit te shtetit me shume se 500 Mije euro te denohet me 20 vite burg te prera.Pa gjykim te shkurtuar!

    Përgjigju
    • Loni: 16/12/2025 17:54

      Do vjedhin nga 450 mije

    • Realiteti: 16/12/2025 11:53

      Guri, nuk e ndryshojne ligjin politikanet se e kane bere per vete qe kur te kapen per korrupsion te denohen pak vite.

    • Kadi: 16/12/2025 11:36

      Shume, shume i vonuat, kane bere kerdine me leket e popullit!

  • Qytetari: 16/12/2025 10:55

    Si ka mundesi qe Rama ka krijuar nje administrate kaq te korruptuar dhe mediokre rreth vetes? Ndoshta eshte pasqyrim i personalitetit te Rames?!

    Përgjigju
    • Or tej: 16/12/2025 12:31

      Na paska edhe personalitet or teeeejjjjj

  • Andi: 16/12/2025 10:49

    Rrofte Partia, Rrofte Palloshi i Gjate & shoket e tij te mire, Poshte SPAKU dhe GJKKO

    Përgjigju
  • Albana: 16/12/2025 10:46

    Shtet i kalbur

    Përgjigju
  • Vello: 16/12/2025 10:42

    Ik se u doli boja fare tani e paskeni degjeneruar ketë popull edhe bukën e gojës ja keni vjedhur

    Përgjigju
  • anastas: 16/12/2025 10:18

    Vetëm Lideri Global nuk di gjë!

    Përgjigju
  • Tironci: 16/12/2025 09:47

    TE KODRA E DIELLIT domosdo! BURG për këto minj halesh që po na vjedhin e plaçkisin përditë. Dhe për Drejtoren, Diellën në fakt, që bënte paradë mode para ca ditësh në SPAK. O FLLIQËSIRA!!! ARRESTOHET DIELLA, DUHEJ TË ISHTE LAJMI!

    Përgjigju
    • Partia: 16/12/2025 09:56

      A mund te me japin mua 10 mln euro se i bej 2 vjet burg. Ah mos harroj, 5 vjet po nuk pagove dritat, te fala partisë.

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?