TIRANE- Një defekt elektrik, është hasur rreth orëve të mbrëmjes në linjat e energjisë elektrike, në një pjesë të zonave të kryeqytetit. Si pasojë e defektit, disa prej lagjeve kryesore të Tiranës mbeten në errësirë të plotë, deri në rregullimin e defektit.
Në errësirë ndodhen një pjesë e zonës së Tiranës së Re dhe Petro Ninit. Sipas burimeve, mësohet se CEZ shpërndarje ka njoftuar se ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një mbitension i larë, i cili ka dëmtuar në të njëjtën kohë disa nga fiderat që furnizojnë me rrymë elektrike zonat e kryeqytetit duke dëmtuar dhe çelësat e linjave si dhe dy linjat 35 kv.
Gjithashtu u konstatua edhe dëmtimi i një shkarkuesi dhe dy xhunto 35 kv. Të gjithë ekipet e CEZ Shpërndarje janë në terren dhe po punojnë me intesitet për të stabilizuar situatën e krijuar.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com