Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Foto ilustruese

Policia e Tiranës njoftoi sot (15 Gusht) se ka arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar për agresion ndaj një infermieri në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (14 Gusht), në ambientet e spitalit dhe rrethanat dhe motivet mbeten ende të panjohura. Si pasojë e sulmit bluza e bardhë ka marrë dëmtime të lehta dhe denoncoi ngjarjen dhe autorin te organet ligjzbatuese.

Për të gjetur prova që i shërbejnë hetimit, po mblidhen dëshmi dhe verifikohen pamje të mundshme të kamerave të sigurisë në spital. Në pyetje u mor edhe infermieri i dëmtuar.

Komisariati nr. 4 konfirmoi se menjëherë pas sinjalizimit, identifikoi, lokalizoi dhe prangosi të dyshuarin me inicialet A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij është ngritur akuza "goditjet për shkak të detyrës". Në vijim pritet të mësohet edhe dëshmia e agresorit.

Policia e Tiranës njoftoi gjithashtu se ka kryer edhe 5 arrestime dhe procedime të tjera në 24 orët e fundit,. Konkretisht; një të dënuar 18-vjeçar me 4 muaj për vjedhje, një të akuzuar 17-vjeçar për dëmtime me dashje, një 34-vjeçar për përndjekje të ish të dashurës së tij dhe 2 shoferë për aksident me pasoja të lehta, po me kaq të plagosur dhe në gjendje të dehur.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit