Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
Roveta Sadiku, nëna e Leos 12-vjeçar që humbi jetën te Pediatria
Tiranë- Dhimbja për familjen Sadiku nga Maliqi i Korçës është ende e madhe, po aq sa indinjata për pretendimet për mjekimin e gabuar që iu dha djalit 12-vjeçar, Leo, i cili humbi jetën më 8 janar në QSUT, ku ishte shtruar me urgjencë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë njoftuan sot (28 Janar), se referuan materialet në Prokurori për Roveta Sadikun, 44 vjeçe, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Kallëzimi është bërë dje nga vetë mjekja, pak minuta pas incidentit.
“Kallëzimi është bërë shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar, i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, njofton policia.
Leo Sadiku, 12-vjeç nga fshati Pocestë i Maliqit, ndërroi jetë mëngjesin e 8 Janarit në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. I mituri ishte transportuar një ditë më parë në gjendje të rëndë nga Spitali i Korçës me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.
QSUT zyrtarisht tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
“Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, thuhej në njoftim.
Por këtë konstatim mjekësor nuk e kanë pranuar familjarët, që akuzojnë për mjekim të gabuar që ka sjellë vdekjen e të miturit.
A.Q/R.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për shefin e kirurgjisë në QSUT Arvin Dibra! U zhyt me kokë në Bunë dhe dëmtoi qafën
29 Janar, 17:57
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para
29 Janar, 14:52
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Korçë/ Ngacmoi tre herë seksualisht të miturin në Devoll, Gjykata lë në burg babanë e 3 fëmijëve! I dyshuari për pedofili e mohon: Doja ta ndihmoja! (VIDEO)
29 Janar, 11:29
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10