Tiranë/ Dogji makinat e parkuara të babë e bir në Kamëz, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar (EMRI)

Tiranë/ Dogji makinat e parkuara të babë e bir në Kamëz, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar (EMRI)

Komisariati Kamëz

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin e djegies me zjarr të dy makinave që ishin në pronësi të babë e bir, ditën e djeshme (16 tetor) në Kamëz.

I ndaluari është Paulin Doda, 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "shkatërrimi i pronës me zjarr".

“Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën "Bavaria" ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara”, tha polkicia e kryeqytetit.

I dyshuari pasi është afruar te mjetet e parkuara të babë e bir, i ka spërkatur me benzinë dhe u ka vënë flakën. Policia mundi të siguronte provat e para, për të mbërritur tek i dyshuari, teksa po shqyrton edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të panjohura dhe krimi është ende nën hetim aktiv nga ekspertët.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!

Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!