TIRANE - Dy aksidente rrugore janë shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës por pa të lënduar në njerëz duke sjellë bllokim të autostradës. Në afërsi të “Maminasit” dy automjete janë përfshirë në aksident, duke sjellë edhe bllokimin e një pjese të autostradës me drejtim Tiranën.

Ndërkohë një aksidenti tjetër është shënuar pak metra më larg, në zonën e “Sukthit”, ku një kamion i tonazhit të rëndë me targa LA 9793 A pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me trafikndarëset e autostradës. Nga aksidentet nuk raportohen të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve të aksidentit, megjithëse dyshohet se shkak për këto aksidente është bërë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

aksidenti me logo
(Në foto: Pamje nga aksidenti ku u përfshinë një veturë dhe një furgon) Foto të tjera

aksidenti me logo
(Në foto: Pamje nga aksidenti i kamionit në autostradë) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)