TIRANE - Sezoni veror dhe fundjavat kanë sjellë Trafik të rënduar në një pjesë të konsiderueshme të akseve rrugore që lidhin qytetet me plazhet. Trafiku nuk ka kursyer as kryeqytetasit, të cilët në fundjavat e tyre zgjedhur plazhin e Adriatikut, ku në daljen e Gjirit të Lalëzit në autostradën Tiranë-Durrës autokolona e mjeteve në trafik arrin në mbi 3 kilometra.

Ky është trafiku që krijohet në daljen e Gjirit të Lalëzit, i konsideruar një “njollë e zezë” për shkak të rëndesës në trafik. Ndërsa ka patrulla policie për të menaxhuar këtë situatë, por mesa duket nuk është e lehtë, pasi trafiku zgjat në më shumë se 5-6 orë, duke filluar në orët e mëngjesit.

A1Report sjell një panoramë se çfarë ndodh në fundjavë në këtë aks rrugor, ku trafikut duket se ka “penguar” edhe një dasëm.

Urime dhe të trashëgoheni
Faleminderit
Sa po ju vonon trafiku në dasmën tuaj sot?
Shumë
Për ku jeni nisur?
Për në Durrës, jemi nisur nga Lezha
Prej sa orësh jeni në udhëtim?
1 orë e pak
Një apel për shtetin...
Shteti është koha për të punuar jo për të ndenjur

Por sikur të mos mungonte trafiku, mos respektimi i rregullave nga drejtuesit e mjeteve kanë sjellë dhe një seri aksidentesh në autostradë që kanë penguar jo pak lëvizjen normale.

Policia ka hartuar një plan masash për menaxhimin e trafikut në akset e rënduara të konsideruara si “njolla të zeza”, por nuk mungojnë shkeljet dhe nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore, të cilët zgjedhin të kalojnë autostradën në këtë mënyrë.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO