Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ka goditur me grusht drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që lidhet me largimin nga puna të personit të shpallur në kërkim.
Ky i fundit e ka pritur drejtorin sapo ka dalë nga ambientet e ministrisë dhe, pas një debati verbal e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht.
Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente








Ka edhe vartës që svenë në punë dhe të kërkojn llogari , si këta ka me dhjetëra.kjo praktike duhet të marrë ndëshkim
PërgjigjuNdoshta ka pasur shume shume te drejte
Përgjigju