TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një fëmije ka ndodhur në qendër në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit”. Si pasojë fëmija, një shitës i vogël ambulant ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja është shënuar pranë zonës së njohur si ‘Kafe Flora’, kur 2 automjete kanë përplasur me fuqi një fëmijë të moshës 8-9 vjeç, që shiste në këtë zonë me një kuti kartoni, letra higjenike dhe çimçakiza.
Nga pamjet që do të shihni në video, fëmijës i është dhënë ndihma e menjëhershme në vendin e ngjarjes nga persona të rastit dhe më pas nga mjekët e policia. Këta të fundit pas ndihmës së parë në vendngjarje e kanë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës.
Report Tv mëson se drejtuesi i njerit prej mjeteve është larguar mënjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident ka vendosur të qëndrojë deri në mbërritjen e Policisë dhe ambulancës.
Kerkime per shoferin qe u rratis nga vendgjarja
E ndërsa drejtuesi i mjetit që qëndroi në vendngjarje po merret në pyetje nga Policia, efektivët e Tiranës janë duke punuar për identifikimin e drejtuesit të automjetit që i dha goditjen fatale të miturit sot tek ‘Rruga e Durrësit’.
Mjeti tip Benz me targë TR9774G pasi përplasi fëmijën u largua. Dyshohet se drejtuesi i mjetit pasi ka përshkruar 'Rrugën e Durrësit' është larguar në drejtim të autostradës. Nga një kërkim nga Report Tv, rezulton se targa e Benz mund tëjetë falsifikuar pasi në dokumentat e regjistruara, rezulton si kamion.
[gallery]20104[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO