TIRANE - Një borxh është bërë shkak i një konflikti, i cili ka çuar në plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.

Shtetasi Roland Sufa ka qenë duke ecur me makinën e tij tip “Porsche Cayenne” me targa AA 939 EU në momentin që i kanë dalë përpara dy persona të armatosur, të cilët pasi janë konfliktuar me Sufën e kanë goditur në kokë me tytën e automatikut kallashnikov. Më pas personat i kanë vjedhur makinën dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave të para mësohet se Sefa u ka pasur një borxh dy personave dhe mospagimi e tij ka çuar në konfliktin e sotëm.

Sufa ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka identifikuar personat dhe i ka shpallur në kërkim, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, ndërkohë që po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)