Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’

Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’

Foto ilustruese

TIRANE- Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna. Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore, informoi policia e Tiranës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan