TIRANE- Një kalimtare ka mbetur e plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet, pranë ministrisë së Jashtme. Shtetasja Makbule Mallkazi 68 vjeç ishte duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një furgon me targa Tr 3590 P.

E aksidentuara është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” nga drejtuesi i mjetit që e ka përplasur, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i furgonit.
aksident
aksident
(Pamje nga vendi i aksidentit)

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)