Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, Arbër Hasa, 19- vjeç dhe oldi Peca, 20- vjeç, të dy banues në Vorë.
Atyre iu gjetën 4 armë zjarri pistoleta, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, pas modifikimit me silenciatorë. Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe 1 mjet prerës (thikë).
Armët dyshohet se merreshin nga Kosova, ndërsa dy të rinjtë dyshohet se kanë trafikuar armë edhe herë të tjera. Deri tani nuk rezulton të kenë lidhje me persona tjerë të arrestuar më herët për trafik armësh Kosovë-Shqipëri, megjithatë hetimet në vijim nga Antitrafiku i Tiranës pritet të hedhin dritë për më shumë detaje.
Burimet për Report Tv bëjnë me dijse se pistoletat shiteshin më pas te grupet kriminale me çmimet varionin nga 2 mijë deri në 3 mijë euro për copë.
'Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shokut të të arrestuarve, shtetasit G. Sh., 49 vjeç. Në këtë ambient u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome. Për posedim të kundërligjshëm të këtyre sendeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.4%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%
25 Dhjetor, 12:15
-
Tirana pret Krishtlindjen me koncertin “Tinguj & Fjalë” në Sheshin Skënderbej
25 Dhjetor, 11:07
-
Të krishterët festojnë Krishtlindjen! Kryepeshkopi Joan: Dashuri dhe kujdes për më të dobëtit! Imzot Dodaj: Ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi
24 Dhjetor, 23:07
-
Arrestohet inspektori i policisë në Tiranë, aksidentoi për vdekje këmbësorin 65-vjeçar
24 Dhjetor, 22:51
-
Prag Krishtlindjesh, 'paralizohet' kryeqyteti, radhë kilometrike edhe në autostradën Tiranë–Elbasan (PAMJE ME DRON)
24 Dhjetor, 18:21
-
Tiranë/ Bllokohen 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale e AKU gjobit subjektin
24 Dhjetor, 17:18
-
Portieri francez i Bylisit braktisi ndeshjen, Vora fiton 4-1 kundër ballshiotëve në 'Selman Stërmasi'
24 Dhjetor, 15:35
-
Tiranë/ Goditet grupi me 33 anëtarë që shpërndante drogë, 22 në pranga, 5 të arrestuar më herët, 6 në kërkim! Sekuestrohen 10 kg kanabis e 500 gr kokainë (VIDEO)
24 Dhjetor, 15:15
-
E paprecedentë në futbollin shqiptar, portieri i Bylisit del nga fusha pa e zëvendësuar trajneri Mirel Josa! Arbitri e ndëshkon me karton
24 Dhjetor, 14:31
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 7 të tjerë, mes tyre edhe sekretari organizativ Ervin Minarolli
23 Dhjetor, 08:45
-
Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit! Njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm
22 Dhjetor, 15:09