Një 74-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e kësaj të hënë në banesën e saj në fshatin Bërzhitë, në periferi të Tiranës.
E moshuara e identifikuar nga policia si Fatime Hida, është gjetur e lidhur këmbë e duar. Shkak i vdekjes dyshohet asfiksia.
Sipas policisë, e moshuara jetonte vetëm, çka shton dyshimet se mund të jetë vrarë nga persona që kanë pasur për synim ta grabisin.
Trupi i pajetë i të moshuarës është përcjellë drejt morgut të Tiranës ku do të kryhet edhe autopsia për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes.
Ndërkohë, burime nga policia bënë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa e moshuara është gjetur e pajetë vetëm mbrëmjen e së hënës nga fqinjët e saj.
Shoqerohen 20 persona, fqinjet: Fatimja jetonte vetem
Mbi 20 persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë që u zbulua mbrëmjen e së hënës në Bërzhitë të Tiranës. Dyshohet se ata mund të kenë dijeni mbi vrasjen e të moshuarës e cila u gjet këmbë e duar e lidhur me litar, ndërsa në kokë një mbulesë, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dhe bllokim të rrugëve respiratore.
Fqinjët e Fatime Hida, 74-vjeçarja e cila u gjet e e pajetë mbrëmjen e së hënë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës tregojnë detaje për Reprot Tv. Sipas tyre, e moshuara jetonte e vetmuar në një dhomë të vogël të banesës së saj. Bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa fëmijë nuk lindi kurrë.

(Ne foto, Fatime Hida)
Report Tv në banesën e të moshuarës, pamje ekskluzive

Fatime Hida u grabit dy vite më parë
Ndërkohë, Shqiptarja.com mësoi se Fatime Hida është dhunuar dhe grabitur 2 vite vite më parë nga persona të panjohur. Ata kanë marrë në banesën e të moshurës një shumë parash prej 250 mijë lekë të reja.
74-vjeçarja nuk kishte pasuri, ndërsa jetone me pensionin e saj dhe disa bagëti për të cilat kujdesej vetë. Ajo jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, ndërsa bashkëshorti i ka vdekur disa vite më parë.
Njoftimi i Policisë:
Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.
Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të banesës ku u gjet e vdekur 74-vjeçarja Fatime Hida.
Kamera e Report Tv mbërriti në fshatin Mihajas të Bërzhitës, megjithë vështirësitë e terrenit rreth mesnatës. Siç duket edhe nga pamjet, 74-vjeçarja banonte në një shtëpi të vjetër.
Fatime Hida jetonte e vetme.

VIDEO