TIRANE- Një 28-vjeçare është gjetur e vrarë në Tiranë. E reja Xhoana Fjolla, është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Prush, komuna Vaqarr, rreth orës 18:00.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Pas vetëvrasjes policia arrestoi bashkëshortin Agron Fjolla, 36 vjeç, pasi kishte pa leje armën me të cilën u krye vetëvrasja.
 
36-vjeçari Agron Fjolla akuzohet për armëmbajtje pa leje.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se 28-vjeçarja është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë.
 
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)