Tiranë/ Gjobëvënie për pazare droge në Itali, arrestohen dy të 'fortët' teksa ishin bërë gati të merrnin lekët

Tiranë/ Gjobëvënie për pazare droge në Itali, arrestohen dy të 'fortët' teksa ishin bërë gati të merrnin lekët

TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për gjobëvënie dhe vepra të ndryshme penale. Nikolin Fili alias Aldo Tafa, 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” si dhe Eugen Liçi alias Gentian Goxhaj (Vasili), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjobëvënia është bërë për pazare droge që kishin të hapura në Itali. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin i vendosën gjobë  21 mijë euro një personi por kur ne vendin ku lanë takimin për të marrë paratë janë arrestuar nga policia.  Ata janë arrestuar në afërsi të Fushës së Aviacionit, ndërsa u është bllokuar edhe makina me të cilën lëvizte e cila ishte pajisur me fenelina e sirenë policie.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  E. L. alias G. G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky person për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo