TIRANË- Një market në zonën e Alliasit ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme.
Grabitësi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është futur në ambjentet e brendshme të marketit dhe pasi ka kërcënuar arkëtaren, ka marrë xhiron ditore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Mësohet se autori ishte i armatosur dhe i veshur me të zeza si dhe mbante një kapuç duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Nuk dihet ende shuma e grabitur e ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të marketit dhe të bizneseve përballë të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli nga ana e policisë dhe vijon kontrolli i zonës përreth për kapjen e autorit.
Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë një tjetër market në rrugën "5 Maji" është grabitur nga dy persona duke marrë xhiron ditore, një shumë të konsiderueshme parash.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com