TIRANE-Grabitet me armë zjarri një kazino në kryeqytet, ndërsa autori është arrestuar. Sipas policisë, Duart Berziu 48 vjeç grabiti nën kërcënimin e armës një shumë lekësh në një kazino.
Rreth orës 17:50 të pasdites së djeshme në një kazino në autostradën Durrës -Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, Duart Berziu i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motor pa targa.
Pas njoftimit policia e ka identifikuar dhe arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 6 doza kokainë si dhe 18.000 lekët që grabiti.
Motori, kokaina dhe paratë e grabitura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike".

Kokaina e sekuestruar
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com